LAJMI I FUNDIT:

Bierhoff: Të gatshëm për Italinë

Bierhoff: Të gatshëm për Italinë

Olivier Bierhoff beson se këtë herë Gjermania ka shansin e artë për të thyer mallkimin e kaltër.

Menaxheri i Kombëtares gjermane me një të shkuar të lavdishme te Milani, thekson se ekipi i Joachim Low e vlerëson maksimalisht sfidën e së shtunës edhe pse do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.


“Kemi shumë besim dhe uroj që të fitojmë. Për suksesin e skuadrës të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin. Mezi po pres të shikoj lojtarët në fushën e lojës. Ata janë të përqendruar dhe shumë të vendosur për t’ia dalë mbanë”.

Më tej, Bierhoff u ndal te momenti jo shumë pozitiv që po kalon sulmuesi Thomas Muller, i cili nuk ka arritur ende që të lerë shenjën e tij në këtë evropian.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për mungesën e golave të Muller. Ai është në formë shumë të mirë dhe dëshiron ta fitojë këtë trofe. Jam krenar që ndodhem në Francë me këtë skuadër. Po përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen ndaj Italisë, të 23 lojtarët janë gati dhe në formë. Edhe Jonas Hector është rikuperuar plotësisht dhe ka marrë pjesë në stërvitje”.

Klasikja mes Gjermanisë dhe Italisë do të luhet të shtunën në orën 21:00 në stadiumin e Bordeaux.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori