LAJMI I FUNDIT:

Italia me shumë mungesa kundër Gjermanisë

Italia me shumë mungesa kundër Gjermanisë
Germany's midfielder Thomas Mueller reacts during the friendly football match Germany vs Italy in Munich, southern Germany on March 29, 2016. Germany won the match 4-1. / AFP / PATRIK STOLLARZ

Te Italia nuk ka kohë për të festuar. Menjëherë pas fitores fantastike që përfaqësuesja e kaltër arriti ndaj Spanjës në raundin e 1/8-ave të Evropianit, mëngjesin e kësaj të marte, Conte dhe te besuarit e tij kanë zbritur në fushë në Montepellier për t’u stërvitur për takimin e të shtunës ndaj Gjermanisë.

Do të jetë një ndeshje e madhe ajo ndaj ‘Die Manschaft’ që mund të konsiderohet edhe si finalja e parakohshme e këtij Evropiani. Megjithatë problemet janë të shumta te Italia në vigjilie të kësaj sfide dhe ndoshta Antonio Conte duhet t’i bëjë llogaritë pa disa prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm.


Mesfusha është reparti që shqetëson më shumë trajnerin e 4-herë kampionëve të Botës. Antonio Candreva nuk u stërvit me grupin këtë të martë dhe sipas të gjitha gjasave futbollisti i Lazios do të mungojë në duelin ndaj gjermanëve.

Candreva vuan nga një problem muskulor, por anësori i mesfushës nuk është i vetmi që mund t’i mungojë Italisë pasi edhe Daniele De Rossi i cili u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Spanjës ka disa probleme.

Gjatë ditëve në vijim do të mësohet më shumë mbi gjendjen fizike të lojtarit të Romës, por nëse De Rossi nuk ja del, Conte duhet të improvizojë në mesfushë sepse kundër Gjermanisë do të mungojë edhe Thiago Motta i cili është i skualifikuar.

Në seancën e fundit të kombëtares së kaltër u stërvitën të veçuar edhe Alesandro Florenzi dhe Eder, por këta dy lojtarë nuk kanë asgjë serioze dhe do të zbresin rregullisht në fushë ndaj përfaqësueses së pancerave.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori