Karriera muzikore e Shakiras ka nisur që në vitet e nëntëdhjeta. Albumi i saj debutues, “Magia”, është incizuar me Sony Music Colombia në vitin 1990 kur ajo ishte vetëm 13 vjeçare.
Në vitin 1993, ajo mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, Vina del Mar, në Kili, i cili i afirmonte këngëtarët latinë, ndërsa fituesi vendosej nga një panel jurie.
Në atë eveniment, Shakira e këndoi baladën “Eres” dhe e fitoi vendin e tretë. Njëri nga anëtarët e jurisë, i cili votoi për të, ishte asokohe 20-vjeçari Ricky Martin.
Nuk ka informacion për ndonjë lidhje të mëvonshme mes tyre, por ekzistojnë disa fotografi që ata i kanë bërë bashkë pas disa vitesh. Krahas suksesit të madh në karrierën e të dyve në vitet në vazhdim, edhe jeta personale e tyre ndryshoi në masë të madhe.
Në mars të vitit 2010, Martin deklaroi publikisht se ishte homoseksual, ndërsa po të njëjtin vit Shakira u njoftua me futbollistin spanjoll të Barcelonës, Gerard Pique, kur qendërmbrojtësi mori pjesë në videon e këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”.
Lidhja e tyre u konfirmua në mars të vitit 2011, ndërsa dy vite më vonë ata u bënë me një djalë që e pagëzuan Milan. Shakira lindi djalin e dytë në vitin 2015, të cilit ia vunë emrin Sasha Pique Mebarak.
Shakira është 10 vjet më e madhe se partneri i saj, i cili kur këngëtarja e nisi karrierën ishte vetëm trevjeçar. Ndërsa kur ajo u takua me Martin, Pique ishte gjashtë vjeç.
Duhet theksuar se në vitin 2011, Ricky Martin dhe Shakira realizuan bashkëpunimin “Bella”, ndërsa i dashuri i saj në klip ishte tenisti Rafael Nadal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak