LAJMI I FUNDIT:

Kjo është paga që kërkon Arlind Ajeti

Kjo është paga që kërkon Arlind Ajeti

Paga është pengesa e vetme që mban larg Arlind Ajetin nga firma me skuadrën e Pescaras.

Futbollisti është i bindur nga projekti sportiv dhe është gati të nënshkruajë për tre vite, por pengesë për të përbën oferta ekonomike që i ka ofruar klubi i sapo ngjitur në Serinë A.

Pescara i ka vënë përpara një ofertë ekonomike prej 300 mijë eurosh neto në vit, për tre sezone, mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. Por kjo ofertë është refuzuar nga menaxheri i futbollistit.


Sipas mediave italiane, ai ka kërkuar nga klubi një rrogë prej 450 mijë eurosh neto në sezon, ofertë të cilën Pescara e cilëson si të papërballueshme për momentin. Megjithatë, palët kanë lënë një takim për sot, ku do të diskutojnë më specifikisht të gjitha detajet e një marrëveshje të mundshme.

Për Ajetin janë interesuar edhe skuadrat e Torinos, Beshiktashit, Lazios, Atalantës dhe Bolognas.

Ndërkaq, drejtuesit e Werder Bremen përgënjeshtruan zërat e hapur se po monitoronin mbrojtësin shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori