LAJMI I FUNDIT:

Affleck akuzon Lopezin për krizën në karrierë (Video)

Affleck akuzon Lopezin për krizën në karrierë (Video)

Ben Affleck vazhdon ta rikujtojë lidhjen e tij me Jennifer Lopez si një nga periudhat kur karriera e tij mori teposhtën.

Çifti ishte në lidhje për 18 muaj gjatë viteve 2002-2004 dhe pritej që të martoheshin, mirëpo ata befasisht u ndanë. Aktori tash ka treguar se për shkak të lidhjes me J.Lo karriera e tij ishte në krizë.


“Isha ndarë me Jennifer Lopez dhe kisha tre apo katër filma radhazi që dështuan”, ka thënë 43-vjeçari.

“Gigli”, “Jersey Girl” dhe “Surviving Christmas”, janë filmat e përmendur nga ai.

Megjithatë, Affleck ia doli që të rimëkëmbej dhe t’i kthente gjërat pozitivisht duke bërë filma të suksesshëm, si “Gone Baby Gone” e “The Town”, ndërsa filmi “Argo” fitoi Oscar. /Telegrafi/