Dje është mbajtur referendumi i parë në Kosovë, pasluftës, pasi një i tillë thuhet të jetë mbajtur paraluftës për çështje të pavarësisë. Po aty nuk u respektua as Kushteuta e Kosovës, as Ligji për Vetëqeverisje Lokale e as Statuti i Komunës.
Fshati Dubravë dje votoi në referendum për një parcelë, në të cilën duhej apo jo të ndërtohej xhamia. Ata vendosën me 266 vota që duhet të ndërtohet xhamia, kurse vetëm një person kishte votuar kundër.
Por a është ky referendum i ligjshëm?
Zyrtari ligjor në Komunën e Suharekës, Avni Bytyqi i ka thënë TherandaPostit që referendumi ka qenë i ligjshëm ngaqë është mbështetur në statutin e Komunës së Suharekës, duke potencuar decidivisht nenin 25, me anë të cilit “Për çështjet me interes të përgjithshëm, që kanë të bëjnë me kompetencat e Komunës, për të cilat Kuvendi i Komunës, për arsye të ndryshme, nuk merr vendim përfundimtar, Komuna organizon referendum”. Bytyqi potencon se mbi të gjitha është opinioni i qytetarëve.
Por, neni 25, në pikën 25.3 sqaron se kërkesa duhet t’i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, brenda 30 ditësh nga data e miratimit të rregullores e cila duhet të nënshkruhet nga 10% e votuesve të regjistruar.
Nga Statuti i Komunës së Suharekës
Njëjtë sqarohet edhe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 71 [Referendumi], që përcakton që kërkesa duhet t’i dorëzohet kryesuesit të kuvendit, brenda 30 ditësh nga data e miratimi të rregullores e cila duhe të nënshkruhet nga 10% e votuesve të regjistruar. E një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Suharekës, Refki Gega i ka thënë TherandaPostit se atij nuk i ka ardhur as edhe një kërkesë e shkruar ligjore, përveç se i është thënë verbalisht.
Por, Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë juridik i vendit, përcakton një gjë tjetër për referendum, që në Suharekë nuk ka ndodhur.
Te neni 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve], thuhet se ky komision përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumeve dhe shpall rezultatet e tyre.
Nga Kushtetuta e Kosovës
Dje në Dubravë, asnjë zyrtar i KQZ-së nuk ka qenë prezent. Mirëpo, Komuna e Suharekës i është drejtuar KQZ-së, e kjo e fundit për 23 minuta i ka kthyer përgjigje zyrtarit ligjor të Suharekës, Avni Bytyqi.
Kërkesa e Komunës së Suharekës është shtrirë në atë fushë që ata i kanë kërkuar KQZ-së, që t’ia ofrojë mbështetjen profesionale dhe teknike lidhur me organizimin e referendumit dhe angazhimin e Zyrtarit të lartë komunal për zgjedhje, Skender Qelaj.
Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi i ka kthyer përgjigje Komunës së Suharekës, ku thotë: “z.Skender Qelaj është i autorizuar që brenda kapaciteteve të vet si ZLKZ të ofroj ndihmesën e vet për këtë aktivitet tuajin”.
TherandaPost ka trokitur në derën e Skender Qelajt në Komunën e Suharekës, por ai nuk ka qenë aty, ndërsa zyrtarë tjerë kanë thënë që është në pushim.
I gjithë procesi është organizuar nga patronati i Kryetarit të Komunës së Suharekës, i cili ka formuar një ekip sipas zyrtarit Bytyqi.
“Kryetari i Komunës ka krijuar një komision ku kanë qenë Drejtori i Administratës, Vitor Markaj, Drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Nuhi Llugaxhiu dhe unë, zyrtari ligjor, Avni Bytyqi”, ka thënë ai, duke shtuar se pas takimit me kryesinë e fshatit janë caktuar edhe dy përfaqësues të fshatit: Vesel Maliqaj dhe Kadri Krasniqi.
Të gjithë këta kanë marrë pjesë dje në procesin e votimit, duke shtuar edhe një përfaqësuese të Shoqërisë Civile, Mirjeta Kolgeci. Kjo e fundit nuk dihet se si ka hyrë në këtë mes, pasi kryetari i Këshillit të Veprimit Lokal në Suharekë, Butrint Lumi ka thënë se askush nuk e ka pyetur dhe nuk i ka kërkuar asnjë përfaqësues.
Kolgeci njihet si aktiviste e Forumit Rinor të LDK-së dhe kjo paraqet një shkelje, ngaqë KVRL është një këshill i cili zgjidhet në secilën komunë të Kosovës, e më pas përbëjnë Këshillin
Qendror të Kosovës, që i përfaqëson të rinjtë në institucionet shtetërore. Ndryshe, KVRL është një ombrellë e të gjitha organizatave jo-qeveritare në një komunë dhe në këtë rast nuk është marrë parasysh fare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker