LAJMI I FUNDIT:

Conte nuk ia ka frikën Spanjës

Conte nuk ia ka frikën Spanjës

Italia do të përballet me Spanjën në 1/16-tën e finales në Kampionatin Evropian.

Shorti deshi që dy përfaqësueset e mëdha evropiane të ndeshen menjëherë pas fazës së grupeve mes vete.

Spanja llogaritet favorite në këtë sfidë, por kjo gjë nuk e shqetëson trajnerin italian Antonio Conte i cili ka deklaruar se nuk ia ka frikën spanjollëve.


“Ne nuk ia kemi frikën Spanjës. Ata duhet të tregojnë në radhë të parë, se janë me të vërtetë më të mirë se ne dhe ta meritojnë fitoren në fushë”, deklaroi Conte.

“Ne duhet ta lëndojmë Spanjën, kur kemi topin në zotërim. Në këtë moment, mund t’i shkaktojmë dhimbje cilësdo skuadër”.

“Spanja duhet të ketë kujdes nga ne. Nuk kemi ardhur këtu sa për të marrë pjesë, kjo është e qartë. Një paraqitje normale nuk do të mjaftojë, ne duhet të japim më shumë se 100%. Do të sulmojmë sa më mirë të jetë e mundur”, u shpreh trajneri i Përfaqësueses së Italisë, i cili pas përfundimit të evropianit do t’i bashkohet Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori