LAJMI I FUNDIT:

Franca përmbys Irlandën për të shkuar në çerekfinale (Video)

Franca përmbys Irlandën për të shkuar në çerekfinale (Video)

Nikoqiri i Kampionatit Evropian, Franca, ka bërë një rikthim mbresëlënës për t’u kualifikuar në çerekfinale të këtij turneu.

Les Bleus triumfuan me rezultat 2-1 kundër Republikës së Irlandës, edhe pse ishin në disavantazh që nga fillimi i ndeshjes.


Pas 75 sekondash lojë, Pogba ndërhyri në Long duke shkaktuar penalti, ndërsa Robbie Brady u tregua i saktë nga pika e bardhë (2’).

irl

Në vazhdim ishte një gjysmë e parë mjaft frustruese për francezët, të cilët shkuan në pushim me disavantazh.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë dhe ‘Trekolorët’ e kërkuan me ngulm golin. Rezultati u barazua në minutën e 58-të. Sagna dërgoi një harkim në zonë, ndërsa Antoine Griezmann realizoi me kokë.

grizi1

I njëjti protagonist shënoi edhe golin e përmbysjes. Giroud priti një top të gjatë duke e ndalur për Griezmann, i cili e kaloi Francën në epërsi (61′).

Përjashtimi i Shane Duffyt me karton të kuq (66’) ua bëri më të lehtë francezëve vazhdimin e ndeshjes, edhe pse irlandezët e kërkuan deri në fund golin e barazimit.

grizi2

Në çerekfinale, Franca pret fituesin e duelit ndërmjet Anglisë dhe Islandës. /Telegrafi/