LAJMI I FUNDIT:

Abrashi e Xhaka në Serie A

Abrashi e Xhaka në Serie A

Amir Abrashi ka shkëlqyer në kampionatin evropian me Kombëtaren e Shqipërisë dhe sigurisht për të ofertat nuk do të mungojnë.

Por një tjetër lojtar interesant është edhe Taulant Xhaka, mesfushori i Baselit që vitin e kaluar u kërkua me ngulm nga Fiorentina dhe Besiktasi.

Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare, Paulo Tramezzani ka folur për radion italiane ‘Radio Bruno’, ku i ka propozuar dy lojtarët për Fiorentinën.


“Taulant Xhaka është një profil futbollisti i cili në sistemin e lojës së Paulo Sousas mund të paraqitet shumë mirë, ndërsa edhe Abrashi i Fraiburgut është një profil shumë interesant”, ishin këshillat e Tramezzanit në një intervistë për “Radio Bruno” . /Telegrafi/