Është shumë me rëndësi që bimët e dhomës t’i ujisni në intervale të sakta kohore, gjithmonë të njëjtën ditë
Në verë është mirë t’i ujisni vetëm pas perëndimit të diellit, ndërkaq në vjeshtë është mirë t’i ujisni në mëngjes, kur dheu dhe ajri ftohen.
Mbajeni në mend që më shumë bimët prishen nga ujitja e tepërt se sa nga ujitja e pakët. Çdo bime nuk i përshtatet e njëjta sasi e ujit, transmeton Telegrafi.
Krahas ujitjes së rregullt, bimët kërkojnë edhe të plotësojnë ushqimin. Pos atyre që blihen, për këtë qëllim ekzistojnë edhe disa ushqime që gjenden në shtëpi:
■ Ushqeni bimët tuaja me ujë të ftohur në të cilin janë zier perime apo me gjakun të cilin e ka lëshuar mishi i shkrirë (i nxjerrë nga frigoriferi);
■ Kur të vëreni se fletët e fikusit tuaj kanë filluar të thahen, në saksinë me dhe vini një të bardhë të vezës;
■ Edhe qumështi është ushqim për bimët tuaja! Një herë në muaj hidhni një gotë qumësht në çdo saksi në të cilat kultivoni lule;
■ Për lulet të cilat kanë filluar të vyshken, një injeksion energjetik do të jetë uji pak i sheqerosur;
■ Kur dëshironi të vërtetoni se a ka ujë të mjaftueshëm bima juaj e dhomës, mëshoni me thonj saksisë. Nëse dëgjohet zë i trashë, çdo gjë do të jetë në rregull. Nëse dëgjohet zë i hollë, bima juaj do ujë. Në atë rast zhyteni për një orë në një enë më të madhe me ujë në atë mënyrë që uji të mbulojë dheun në saksi. Dheu do të arrijë lagështi të mjaftueshme kur nga ai të ndërpriten flluskat;
■ Bimët zbukuruese më mirë zhvillohen nëse vendosen në saksi të dyfishta. Hapësira ndërmjet saksive e mbushur me dhe apo me myshk i shërben bimës si rezervuar plotësues me ujë;
■ Nëse dëshironi që fletët e bimëve tuaja (të fikusit, filodendronës apo bimëve me fletë të gjera) të shkëlqejnë, lajini me rregull, ndërsa herë pas herë kur i spërkatni hidhni në ujë pak qumësht. Enën mbusheni përgjysmë me ujë dhe i shtoni gjysmë litri qumësht të ftohtë;
■ Nëse kultivoni fier në saksi, më së paku një herë në muaj ujitini me pak birrë, në mënyrë që fletët të jenë përherë të bukura dhe të freskëta;
■ Kur dheu në të cilin kultivoni bimët e dhomës të thahet dhe të çahet, është koha e fundit që ta njomni. Për atë qëllim gjeni pak hime sharre dhe përzieni me dheun në saksi;
■ Saksitë dhe enët nga dheu janë shumë të bukura, mirëpo shpesh janë poroze, andaj nën to krijohen njolla të lagështa. Këtë telash do ta zgjidhni nëse nën saksi apo enë nga jashtë shkrini parafinë nga qiriu i ndezur. Lëreni që të thahet mirë;
■ Saksitë për lule nga dheu i papjekur do të jenë të shkëlqyera dhe të bukura nëse i lyeni me preparate për pastrimin e mobilieve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje