LAJMI I FUNDIT:

Ky është zëvendësuesi i Lahm

Ky është zëvendësuesi i Lahm

Philipp Lahm ka edhe pak vite karrierë dhe natyrisht nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet, por tashmë Gjermania dhe Bayerni e kanë gjetur zëvendësimin.

Megjithatë, Bayerni asnjëherë nuk ka pranuar se po kërkon në treg një pasues për kapitenin dhe tani tregon pse.


Zëvendëstrajneri i Carlo Ancelottit, Hermann Gerland, zbulon se klubi e ka gati pasuesin dhe ai është Joshua Kimmich.

21-vjeçari ishte një ndër zbulimet e sezonit të shkuar, luan në mesfushë dhe mbrojtje dhe është duke shkëlqyer edhe kombëtaren.

“Kur Lahm të tërhiqet, nuk ka pse të shqetësohemi për të gjetur zëvendës, sepse Kimmich do të jetë mbrojtësi ynë i djathtë. Nuk po i krahasoj, sepse Lahm është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, por ne presim shumë nga Kimish”.

Joshua+Kimmich