LAJMI I FUNDIT:

UEFA: Shqipëria bën shumë faulle, Abrashi kalon Xhakën

UEFA: Shqipëria bën shumë faulle, Abrashi kalon Xhakën

Kombëtarja shqiptare e futbollit përfundoi aventurën në Europian kryesisht prej golavorazhit jo favorizues ndaj ekipeve të vendeve të treta në grupe, por duhet thënë se performanca e treguar nga kuqezinjtë la gjurmë në historinë e UEFA-­s.

Sipas disa statistikave të fundit të publikuara nga ‘qeveria’ e futbollit evropian, Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashke me Italinë dhe Portugalinë, transmeton Panorama.


Futbollisti që është vlerësuar më së shumti është Amir Abrashi. Mesfushori ndodhet i dyti për metrat e vrapuar në fushë (35112 metra), ndërsa vendi i parë mbahet nga çeku Vladimir Darida (37394 metra).

Ndërkohë, futbollisti tjetër me origjinë shqiptare që renditet në këtë listë është Granit Xhaka me Zvicrën. Nga 10 futbollistë që janë pasqyruar në këtë listë, Granit Xhaka vjen i nënti me 34033 metra të vrapuar në fushë.

Ndërsa skuadra që ka vrapuar më shumë është Italia e Antonio Contes me 337,179 km. Kuqezinjtë e trajnerit, Gianni De Biasit në këtë renditje ndodhen në vendin e fundit me 286.713 km.

Kombëtarja ndodhet në vendin e tretë për përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në fushë (42%), duke lënë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%), ndërsa ekipet që kanë dominuar në kontrollin e lojës janë: Gjermania 66%, Spanja, Portugalia 61%, Zvicra dhe Anglia me nga 58%.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori