LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësime të reja në degën e Vetëvendosjes në Prizren

Anëtarësime të reja në degën e Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtij subjekti në Prizren iu bashkuan edhe nëntë anëtar të rinj.

“Sot Lëvizjes VETËVENOSJE! në Prizren iu bashkuan kryetari i fshatit Lubizhdë, Islam Xhaferi, sekretari i këtij fshati Fatmir Neziri – që në të njëjtën kohë është anëtar i këshillit dhe kryesisë së forumit rinor të AAK-së në Prizren, si dhe Agron Vehapi, Armend Jashari, Ajriz Bajra, Ednor Ramadani, Zenel Vehapi, Mejdi Neziri dhe Lulzim Ramadani, anëtarë të nëndegës së AAK-së në Lubizhdë”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se përkrahja në rritje ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! po reflektohet me fuqizimin në teren të organizatës sonë. Lëvizja mbetet e hapur për të gjithë qytetarët që duan ndryshimin e gjendjes aktuale politike, ekonomike dhe sociale si dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë./Telegrafi/