LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i parë nga Gjermania, pas referendumit në Britani

Vjen reagimi i parë nga Gjermania, pas referendumit në Britani

Pas daljes së rezultateve ka ardhur edhe reagimi i parë nga Gjermania.

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “kjo ishte një ditë e keqe për Evropën”.

Çfarë humbë Bashkimi Evropian?

Nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian humbësi më i madh pritet të jetë BE-ja. Britania ishte një nga aktorët kryesorë brenda BE-së si për nga fuqia ekonomike ashtu edhe ajo ushtarake. Tani që Britania është jashtë Unionit duhet të rinegociohet secila marrëveshje nga fillimi mes Britanisë dhe BE-së. Po ashtu, BE humbë tashmë një nga kontribuuesit më të mëdhenj sa i përket vlerës monetare të derdhur për institucionet e Unionit. Një problem tjetër që brengos shumë është edhe cytja e shteteve të tjera për dalje nga BE-ja pas Britanisë së Madhe, si për shembull Greqia – kohë më parë është folur për një GREXIT. Për të shkuar më larg, largimin e  Britanisë së Madhe shumë analistë e kanë parë si fillimin e fundit të Bashkimi Evropian.

Çfarë humbë Britania e Madhe?

Sipas vet Qeverisë britanike të udhëhequr nga konservatori David Cameron, dalja e Britanisë nga BE-ja do të sjellë një katastrofë për vendin. Sipas krahut që ishte pro qëndrimit të Britanisë në Union, vendi do të futet në recesion dhe do të shkurtohen shumë vende pune. Po ashtu është thënë se do ta shkatërrojë tregun e patundshmërive. Ndërsa efektet e para tashmë janë parë, pasi që funta angleze ka rënë në raport me dollarin amerikan dhe euron.

Një tjetër problem për vet Cameron do të jetë edhe se tashmë pritet nga ai të jap dorëheqje. Por kjo nuk është e tëra, kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka qenë pro qëndrimit të Britanisë në BE, ka deklaruar se do të ketë edhe një referendum tjetër për t’u ndarë nga Britania dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si shtet në vete. Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe në Irlandën Veriore, transmeton Klan Kosova.

Humbësit e tjerë:

Sipas shumë ekspertëve ushtarakë, Aleanca Veri-Atlantike – NATO do të jetë shumë më e dobët pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe do ta vështirësojë edhe më shumë vendim-marrjen brenda aleancës.

Kush fiton?

Analistët në Britani të Madhe dhe përkrahësit e qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Evropian thonë se i vetmi fitues me këtë ndarje është Presidenti rus, Vladimir Putin, transmeton Klan Kosova. Kjo për arsyen se Moska e sheh veten si faktor shumë më relevant në rajon me një Bashkim Evropian pa një nga lojtarët kryesor të saj.

Në trend Botë

Më shumë
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Evropa
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani

NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani

Evropa
Donald Trump mund t’i ndalohet hyrja në 37 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete të fuqishme

Donald Trump mund t’i ndalohet hyrja në 37 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete të fuqishme

Amerika
Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Evropa
Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Evropa
Kanadezja shpenzoi miliona dollarë në dhjetë vjet - fitimi i lotarisë gati sa nuk ia shkatërroi jetën, tani ka një mesazhi për të gjithë

Kanadezja shpenzoi miliona dollarë në dhjetë vjet - fitimi i lotarisë gati sa nuk ia shkatërroi jetën, tani ka një mesazhi për të gjithë

Amerika
Kalo në kategori