LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni jetohet me 100 euro në muaj (Statistikë)

Në Maqedoni jetohet me 100 euro në muaj (Statistikë)

Thuajse 30% e amvisërive në Maqedoni kanë pothuajse 100 euro në muaj, kurse burimet kryesore financiare të tyre janë pensioni, ndihma sociale dhe remitancat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna jan publikuar në anketën për ”Harxhimet në amvisëri më 2015”, të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Nga statistikat kuptohet se vetëm 6.3% e amvisërive mund t’i plotësojnë nevojat mujore për jetesë. Mbi 56 mij amvisëri kanë 1278 euro vjetore, ose vetëm 106 euro në muaj.


Praktikisht, ky grup i amvisërive ësthë më e varfëra. Nga ky grup, 14.8% i sigurojnë të ardhurat nga punësimi, kurse 44.4% i sigurojnë të ardhurat nga pensionet, si dhe 14.5% i sigurojnë të ardhurat nga ndihma sociale.

Nga ana tjetër, amvisëritë më të pasura në vend kanë 14555 euro vjetore, ose 1212 euro në muaj, që është 12 herë më shumë, krahasuar me amvisëritë më të varfëra./Telegrafi/