LAJMI I FUNDIT:

Serbia po e bllokon kodin telefonik të Kosovës (Video)

Serbia po e bllokon kodin telefonik të Kosovës (Video)

Që nga 1 marsi, Kosova duhej të kishte në pronësi kodin telefonik +388, gjithnjë sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin.

Bazuar në këtë marrëveshje, Austria ka aplikuar në emër të Kosovës qysh në fillim të këtij viti për marrjen e kodit në Unioni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Tash, ky institucion është duke punuar që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, ndonëse nuk jep shumë informacione për vonesat.

Sanjay Acharya, Shefi i Zyrës për Media dhe Informimit Publik, në ITU i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se sapo kodi telefonik për Kosovën të jetë finalizuar do të njoftohet të gjitha palët.

“Kur kodi të ndahet nga ITU do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka thënë Acharya.

Por, procesin po e pengon Serbia. Shteti fqinj po kërkon që rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm të ketë 155 stacione bazë në gjithë Kosovën.

Në bazë të marrëveshjes për telekomin operatori i përkohshëm serb do të operojë me 22 lokacione apo 31 stacione bazë kryesisht në veri të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori