LAJMI I FUNDIT:

Kroacia nënshtron Spanjën (Video)

Kroacia nënshtron Spanjën (Video)

Kroacia ka mposhtur Spanjën 2-1 për t’i rrëmbyer pozitën e parë. 

Spanjollët e nisën me gol ndeshjen kundër Kroacisë. Ishte  Alvaro Mroatas që mori një pasim të bukur nga Cesc Fabregas në zonë, dhe nga afër qëlloi portën.

Ky është goli i tretë i Moratas, që së bashku  Balen udhëheqin listën e realizatorëve.


Kroatët u përgjigjen shpejtë në minutën e 14-të, por jo më gol.

Ishte një goditje e bukur e Ivan Rakitic që u ndal në shtyllë dhe vetëm fati e shpëtoi Spanjën.

Në minutën e 23-të David Silva kishte rast të mirë, por Subasic u tregu i saktë.

spanja

Kur të gjithë prisnin që të pjesa e parë të mbyllet me epërsinë e spanjollëve në skenë doli Nicola Kalinic.

Sulmues i Firorentinës, pranoi një top nga Perisic dhe me mjaftë finesë e dërgoi në rrjetë për 1-1.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat e kërkuan fitore.  Në minutën e 54-të Alvaro Morata kishte rast të mirë, por nuk shënoi.

Rastin më të mirë për gol e kishin spanjollët dhe atë nga penalltia.

Sergio Ramos mori përsipër ta gjuaj, por Subasic priti gjuajtjen e tij.

penallit

Kjo u kthye në ters për spanjollët që pësuan gol në minutën e 86-të. Ishte Ivan Perisic që shënoi gol të bukur nga kundërsulmi.

Më këtë fitore Kroacia ngjitet në pozitën e parë me 7 pikë, ndërsa Spanja mbetet në pozitën e dytë me 6 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori