Nikolloski: Maqedonia mbron kufirin e jashtëm të Evropës pa qenë anëtare e BE
Aleksandar Nikollovski, deputeti i OBRM-PDUKM sot ka folur para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku është shqyrtuar Raporti për gjendjen me refugjatët në Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Evropa po ballafaqohet me një nga sfidat më të mëdha humanitare pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë njerëz ikin nga lufta dhe kryesisht nga Siria. Kjo është arsyeja pse neve na duhet qasje e përbashkët evropiane. Qasja e cila do t’u jap trajtim humanitar këtyre njerëzve me fat të keq”, ka thënë deputeti Nikollovski.
Sipas Nikollovskit, raporti në shumë vende është i njëanshëm dhe i pasaktë, ndërsa si shembull theksoi se shfrytëzohen fjalët si “realitet brutalë për Greqinë” apo “barrë jo proporcionale”, “për shkak vendit të Greqisë në hartën gjeografike”.
Duke informuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë për shkak vendit të saj në hartën gjeografike tha se situata në Maqedoni është më shumë se specifike, duke pasur parasysh presionin me të cilin ballafaqohet nga emigrantet ilegal në kufirin jugor, që, theksoi është praktikisht kufij i jashtëm i Bashkimit Evropian.
“Kjo do të thotë se Maqedonia ballafaqohet me situatë krize e cila vjen nga një vend anëtar i Unioni, e cili gjithashtu është anëtarë i marrëveshjes së Shengenit. Më saktë, vendi fqinj i joni, Republika e Greqisë në mënyrë të organizuar, çdo ditë transportonte mijëra emigrantë në kufirin tonë, ka vazhduar Nikollovski.
Popullsia përgjithshme në Maqedoni, ka shtuar ai, numëron dy milionë qytetarë, Që ta ilustroj këtë pikë unë vetëm do të përmend se më 11 shtator, në vetëm një ditë, 10.400 emigrantë kanë hyrë në vendin tonë.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë tenton të sigurojë qasje humane të gjithë refugjatëve nga lufta dhe theksoi se nuk është e saktë ajo që thuhet në Raport se e kanë mbyllur kufirin.
“Këtu flukse të refugjatëve, kërkojnë rritje të bashkëpunim mes vende të Bashkimit Evropian, dhe neve na duhet përgjegjësi e përbashkët evropiane dhe numër i konfirmuar bashkarish i emigrantëve të cilët përmenden dhe pranojnë nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Jo vetëm në Gjermania , por të gjitha vendet nga Bashkimi Evropian duhet të tregojnë solidaritet, të bashkëngjiten në këtë fazë, të japin mbështetje në atë që Gjermani e bënë. Edhe vendet tjera anëtare të Bashkimit duhet të ndihmojnë” ka thënë Aleksandar Nikollovski./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian