LAJMI I FUNDIT:

Polonia mposht Ukrainën me golin e bukur të Blaszczykowskit (Video)

Polonia mposht Ukrainën me golin e bukur të Blaszczykowskit (Video)

Polonia ka shënuar fitore në ndeshjet e fundit të grupit C.

Polakët triumfuan me rezultat minimal prej 1-0 kundër Ukrainës, me ç’rast kanë siguruar një biletë për në 1/8 e finales së Euro 2016.

Ndeshja filloi menjëherë me një super rast të Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak mori një pasim të bukur nga Milik, por nga afërsia nuk qëllon as portën.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e katërt.

polonia 3

Ukrainasit kundërpërgjigjen me Roman Zozulya, por as ky nuk ishte i saktë në mintuën e 10-të të takimit.

Ukrainasit që ishin pa presion filluan të luajnë më mirë dhe Andriy Yarmolenko, provoi në minutën e 17-të të ndeshjes.

polonia 2

Deri në fundin e pjesës së parë vlen të përmendet një gjuajtje e mirë e Yevhen Konoplyanka, por Lucas Fabianski ishte në vend.

Në pjesën e dytë Polonia e nisi me gol. Kuba Blaszczykowski mori një top në zonë, bukur shmangu një mbrojtës dhe qëlloi në portën e Igor Pyatov.

polonia 1

Polonia tashmë në avantazhi 1-0. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 54-të.

Ukrainasit u munduan të bënin diçka më shumë.  Andriy Yarmolenko provoi me një gjuajtje nga larg, por pa sukses.

Zozulya kishte rast të mirë me kokë në minutën e 81-të, por goditi jashtë.

Polonia e mbyll grupin me 7 pikë, aq sa ka Gjermania, por që është e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Përfaqësueset
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Ndërkombëtare
Ronaldo shkon në Euro 2024 për të arritur një rekord të jashtëzakonshëm – por shoku i skuadrës mund t'ia

Ronaldo shkon në Euro 2024 për të arritur një rekord të jashtëzakonshëm – por shoku i skuadrës mund t'ia "vjedhë"

Përfaqësueset
Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo

Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo

Ndërkombëtare
Lojtari më i kërkuar në Evropë është pyetur se kë do ta zgjidhte mes Real Madridi dhe Bayern Munichut

Lojtari më i kërkuar në Evropë është pyetur se kë do ta zgjidhte mes Real Madridi dhe Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori