LAJMI I FUNDIT:

Takim Zaev-Soumalainen

Takim Zaev-Soumalainen

Sot në Shkup janë takuar lideri i LSDM, Zoran Zaev dhe shefja e Misionit të OSBE, Nina Suomalainen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga zyra e LSDM, në takimin në të cilin Zaev ka qenë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski, është biseduar pos tjerash edhe për nevojën e pavarësisë së plotë të institucioneve në funksion të interesave të qytetarëve. Siç thuhet, është theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit duhet të sigurohet dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjeve, ndërsa në këtë drejtim është veçanërisht e rëndësishme mbështetja e të gjitha partive politike dhe PSP.
“LSDM dhe qytetarët e Maqedonisë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese një orë më parë të prononcohet me kushtetutshmërinë e Ligjit për PSP, me se do të mundësohet që ky institucion në mënyrë më efikase ta kryejë punën. Vetëm në këtë mënyrë përsëri mund të vendoset qeverisja e së drejtës dhe kthimi i rendit juridik në Maqedoni, ka thënë Zaev
Zaev me Suomalainen, kanë biseduar për krizën aktuale politike dhe me këtë rast ai është shprehur”
“Plotësimi i kushteve për zgjedhje korrekte, përmes pastrimit të listës zgjedhore dhe reformave në media si kritere minimale është kyç. Në kuadër të parimeve të akorduara në “Përzhino” për qeverisjen e së drejtës dhe qeverisë për organizimin e zgjedhjeve korrekte nevojitet formimi i qeverisë e cila do të duhet të sigurojë zgjedhje korrekte, të drejta dhe të rregullta, me vullnet politik kjo është gjë e realizueshme, me çka zgjedhjet do të mund të mbaheshin në vjeshtë. Qytetarët kanë nevojë për Qeveri të qëndrueshme dhe të besueshme me legjitimitet të plotë. Qeveri e zgjedhur në zgjedhje të besueshme ku çdo qytetar lirshëm do ta shpreh vullnetin e tij”, thuhet në kumtesën e kësaj partie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori