LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët kërcënojnë me bojkotim të punës në Qendrën e Studentëve

Punëtorët kërcënojnë me bojkotim të punës në Qendrën e Studentëve

Punëtorët e kompanisë “Higjiena” kanë protestuar sot para Qendrës së Studentëve (QS), të cilën e mirëmbajnë, duke kërkuar pagesën prej 0.5 për qind të stazhit të punës, e drejtë kjo e rregulluar me kontratën kolektive.

Ata kërcënuan edhe me bojkotim të punës javën që vjen, nëse nuk marrin ndonjë përgjigje pozitive nga Qendra e Studentëve.

Ibadete Mahmuti, punëtore e kompanisë “Higjiena” në Qendrën Studentore, tha se nuk tërhiqet nga protesta derisa të plotësohen kërkesat e punëtorëve. “Nuk po kërkojmë diçka që nuk na takon, nuk po bëjmë protestë që nuk na takon, kështu që e kemi një protestë të qetë dhe kërkesa jonë është kjo. Prej kësaj proteste nuk do të tërhiqem derisa të na realizohet kjo. Do ta ndërpresim edhe punën”, tha ajo.


Jusuf Azemi , kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, tha se nuk kanë gjetur mirëkuptim me Qendrën e Studentëve, lidhur me pagesën qw e kërkojnë punëtorët.

“Administrata e Qendrës Studentore ka bërë presion tek punëtorët dhe tek pronari i kompanisë, që punëtorët për asnjë rast nuk guxojnë të lëshojnë vendin e punës, sepse mund të shkojnë nga puna. Kjo është një anomali e tyre.. Nëse sot nuk ka reagime pozitive, atëherë të jeni të bindur që në javën tjetër do të bllokohet tërësisht puna, nuk do të funksionojmë”, tha Azemi.

Ndërsa drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta u tha gazetarëve se punëtorët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre tek kompania të cilës i takojnë.
“Janë drejtuar në adresa të gabuar, punojnë në Qendrën e Studentëve, mirëpo janë punëtorë që kanë të nënshkruar kontratë me një kompani private e cila quhet ‘Higjiena’. I rekomandoj ata që ta kërkojnë atë drejtë tek kjo kompani private”, tha Sfishta.

Punëtorët që mirëmbajnë Qendrën e Studentëve ka gati dy vjet që janë privatizuar, dhe i takojnë kompanisë private “Higjiena”, drejtori i së cilës nuk qe i gatshëm të përgjigjet para gazetarëve të cilët pritën para zyrës së tij, ani pse ai ishte brenda.

Ndërsa punëtorët që po protestonin, që ishin rreth 20 në numër, thanë se kërkojnë dokumentacionin i cili thotë se ata janë privatizuar me pëlqimin e tyre.
Sipas tyre, katër mijë nënshkrime të cilat janë mbledhur, e që thuhet se dëshmojnë pëlqimin e punëtorëve për privatizim, janë nënshkrime që janë mbledhur për të kërkuar mos të privatizohen.
Punëtorët që mirëmbajnë Qendrën e Studentëve, të cilët mendojnë se QS është adresa që ku duhet drejtuar për kërkesën e tyre për pagesën e stazhit të punës prej 0.5 për qind, thanë se do të bojkotojnë punën nëse nuk marrin përgjigje pozitive për kërkesën e tyre. Protesta qe e qetë dhe zgjati rreth 40 minuta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori