Marrëdhëniet mes vëllezërve janë ambivalente nga natyra: dashuri dhe urrejtje.
1. Në garë qysh në fillim
Marrëdhëniet mes vëllezërve janë ambivalente nga natyra: dashuri dhe urrejtje. Ka një rivalitet spontan mes fëmijëve të së njëjtës familje, shumë të bashkuar si anëtarë të një grupi të të njëjtit brez, si një “bllok” i kundërvënë ndaj të rriturve në përgjithësi dhe prindërve në veçanti; por njëkohësisht armiq në garë për të fituar dominimin e grupit (edhe nëse grupi është i përbërë nga dy fëmijë) dhe dashurinë e prindërve. Urrejtja shpërthen lehtësisht me rastin më të vogël, por shuhet lehtësisht me shprehjen e dashurisë dhe bashkëpunimit mes vëllezërve. Ja pse është e lehtë që dy fëmijë të rifillojnë të luajnë së bashku, qetësisht dy sekonda pasi janë kapur nga flokët.
2. Pohimi i identitetit
Sherret, përveçse janë manifestim i xhelozisë mes vëllezërve, kanë edhe një tjetër funksion: lejojnë që çdo fëmijë të pohojë identitetin e vet në raport me atë të fëmijëve të tjerë. Nëse bërtas, e pickoj, i tërheq flokët… shpreh fort zemërimin dhe dëshirat e mia pa qenë i pavëzhguar. Pra, ekzistoj. Sherret u lejojnë edhe të vihen në provë duke vlerësuar kufijtë e veta dhe ato të tjetrit; të përballesh me ekzistencën e tjetrit, të mësosh se nëse rreh apo fyen, rrezikon të jesh gjithashtu i rrahur ose i fyer. Sidoqoftë, nevojitet që prindërit t’u mësojnë rregullat dhe kufijtë fëmijëve.
3. Sherret degjenerojnë
Lërini fëmijët t’i rregullojnë vetë gjërat mes njëri-tjetrit. Mos ndërhyni në një sherr duke marrë pozicion, përndryshe do të thotë se po shprehni një preferencë. Por mos i lini që sherret të degjenerojnë në beteja të vërteta me grushte dhe fjalë sulmuese, shkruan revista Psikologji. Bëjini të kuptojnë mirë fëmijëve se nuk do ta toleroni që dhuna fizike dhe verbale të shndërrohet në një mënyrë komunikimi.
4. Dashuria e prindërve
Motivi i sherrit mes vëllezërve fsheh një arsye më të thellë: nuk është një copë çokollatë, por dashuria e mamit dhe e babit për të cilën luftohet. Në fakt, kur familja zgjerohet, pra kur ekuilibri nënë-fëmijë prishet për shkak të mbërritjes së një vëllaçkoje apo motre të vogël, fëmija ndjen se duhet ta rifitojë dashurinë ekskluzive duke e eliminuar “tjetrin”, “të bezdisshmin”, pra të sapombërriturin. Është kjo xhelozi e thellë, e pashmangshme, e ndoshta edhe e nevojshme, që manifestohet edhe në mënyrë të dhunshme mes vëllezërve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian