LAJMI I FUNDIT:

Kroacia rrezikon dënimin, UEFA hap procedurë disiplinore

Kroacia rrezikon dënimin, UEFA hap procedurë disiplinore

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) do të përballet me sanksione nga UEFA pasi fansat kroatë hodhën fishekzjarrë gjatë ndeshjes kundër Çekisë të premten në Euro 2016.

Djelmoshat e Ante Caciqit po avanconin 2 me 1 kur tifozët kroatë hodhën fishekzjarrë në fushë. Gjyqtari Mark Clattenburg u detyrua të ndalte lojën, derisa lojtarët e Kroacisë tentonin të qetësonin tifozët e tyre.

Si rezultat i kësaj, UEFA ka akuzuar HNS-në për hedhje të fishekzjarrëve, objekteve të ndryshme, rrahje të tifozëve dhe sjellje raciste. Vendimi do të merret më 20 qershor, një ditë para se Kroacia të takohet me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit.

Përveç Kroacisë, UEFA ka ngritur tri akuza ndaj Turqisë. Tifozët turq kanë hedhur fishekzjarrë dhe objekte të ndryshme ndërsa disa prej tyre kanë hyrë edhe në fushë në ndeshjen kundër Spanjës.