LAJMI I FUNDIT:

Alarmon Konjufca: Serbia po kryen ushtrime ushtarake në veri të Kosovës

Alarmon Konjufca: Serbia po kryen ushtrime ushtarake në veri të Kosovës

“Zyrtarë komunalë serbë të Kosovës, po ushtrojnë nëpër poligone ku organizohen qitje me armë dhe ushtrime ushtarake të armatosura në veri të Kosovës, të cilat poligone janë ndërtuar nga Serbia, brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky është skandal dhe Qeveria e Kosovës duhet të merret me këtë”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Glauk Konjufca, i cili thotë se kanë marrë foto nga një qytetar ku dëshmohet për një gjë të tillë, e cila situatë del të jetë alarmante.

“Vetë kryetari i komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq, e mban në të njëjtën kohë edhe postin e kryetarit të komunës paralele të Vitisë. Dhe ky merr pagë edhe nga Serbia dhe drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, meqenëse është edhe kryetar zyrtar i Komunës së Kllokotit. Ky me një grup të njerëzve ka fotografi të cilat na kanë ardhur neve dhe të cilat tregojnë se ushtrojnë nëpër poligone, ku organizohen qitje me armë dhe ushtrime ushtarake të armatosura në veri të Kosovës, të cilat poligone janë ndërtuar nga Serbia, brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Këto dokumente, këto fakte, emrat e tyre, identiteti i tyre, kontot e tyre në bankë, prej ka e marrin rrogën prej Serbisë, prej ministrisë së Financave, të gjitha këto i janë dorëzuar një punëtori shqiptar në komunën e Kllokotit, nga një serb i cili është larguar nga puna prej këtyre njerëzve. Ai në shenj hakmarrjeje që e kanë larguar nga puna, ka qenë zyrtar i Kllokotit, ia ka dhënë një zyrtari të komunës së Kllokotit, por i cili është shqiptar. E ai shqiptari i cili punon në komunë të Kllokotit, ka ardhur në qendrën e VV-së në Viti dhe i ka deponuar si material me zarf, duke i identifikuar me emër e me mbiemër, të gjitha ato struktura të sigurimit shtetëror të Serbisë, zyrtarë të komunave, të drejtorive komunale, të policisë paralele, të trupave të BIAS, e kështu me radhë. Aty shihen duke ushtruar me armë, mirëpo nën kujdesin e instruktorëve nga Beogradi, të cilët kanë nëpër uniformat e tyre logon e Serbisë dhe thotë që janë nga Beogradi. Pra ata janë instruktorë të cilët i trajnojnë për ushtrime ushtarake zyrtarët komunal serb të Kosovës, brenda territorit të Kosovës. Ky është problem shumë i madh. Ky është skandal i cili duhet të zbardhet nga Qeveria”, deklaron Konjufca.


Ndërsa thotë se institucionet tona nuk po bëjnë asgjë lidhur me këtë dhe se do të ishte skandaloze nëse Qeveria nuk di se çfarë po ndodh brenda territorit të saj.

“Institucionet tona nuk po bëjnë asgjë lidhur me këtë. Unë shtrova pyetjen në seancë nëse Qeveria e Kosovës i di këto. Nëse nuk do t’i dinte, do të ishte vërtetë shqetësuese. Qysh nuk po e din Qeveria çka po ndodh në territorin e vet. Çfarë aktivitete armiqësore dhe të cilat e rrezikojnë seriozisht sovranitetin e vendit tonë. Serbia pra paska poligone të ushtrimeve të armatosura në Kosovë. Do të duhej me të vërtetë të ishte lajmi i ditës. Merre me mend, po të shiheshin grupe të armatosura të shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar poligone ku do të ushtrojnë me armë zjarri. Do të ishte, po themi, dhe në Bruksel edhe në BE do të qoheshin dhe do të kapeshin ata njerëz në fund të fundit. Por kjo nuk po ndodh për strukturat e paligjshme të Serbisë në Kosovë”, thotë Konjufca.

Deputeti i Vetëvendosje, ka folur dhe për një rast tjetër, për të cilin dy ditë më parë u raportua nga KosovaPress. Faktet e raportimit nga veriu i Kosovës, tregonin për të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberajt, të cilët kishin rrahur dëshmitarin kryesor të rastit, i cili ka dëshmuar kundër tyre.

Glauk Konjufca këto fakte të dëshmuara nga KosovaPress i quan skandaloze dhe thotë se as institucionet e vendit dhe as EULEX-i edhe në këtë rast nuk ndërmarrin asgjë, ngase bëhet fjalë për pjesën veriore të vendit.

“Hiq më larg se para dy ditësh, dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e Enver Zymberit, e kanë rrahur për vdekje dëshmitarin kryesor, i cili ka dëshmuar kundër tyre, që mund të kenë qenë në veri të Kosovës. Kjo është definitivisht skandaloze. Ndërsa institucionet e Kosovës dhe EULEX-i, vet ankohen për kërcënime të dëshmitarëve… Flitet gjithmonë për pjesën jugore të Kosovës, por kur është në veri të Kosovës edhe nëse je dëshmitar i cili ke parë diçka që strukturat paralele kanë shkaktuar, siç është vrasja e Enver Zymberit, përfundojnë të rrahur, përfundojnë në spital dhe askush nuk jep llogari. Të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit janë sot e kësaj dite të lirë dhe institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë asgjë. Bile as EULEX-i nuk ka ndërmarrë asgjë kundër tyre”, theksoi ai.

Konjufca ka folur dhe për Urën e Ibrit, për të cilën kryeministri i vendit pati deklaruar se do të lirohet me 15 qershor, gjë e cila në realitet nuk ndodhi. Ai thotë se kjo tregon që kjo Qeveri, nuk është aspak serioze.

“Kjo tregon që Qeveria e Kosovës është krejtësisht jo serioze. Që kur shkelet ligji në Kosovë, kur pengohen të drejtat elementare të njeriut në Kosovë dhe kur shkaktohen probleme prej individëve dhe grupeve kriminale të cilat e cenojnë shtetin e Kosovës, rendin kushtetues, nuk ka negociata me Serbinë. Problemi i Qeverisë së Kosovës është se këto veprime të grupeve kriminal e, i bënë tema të negociatave…Kur e bllokojnë strukturat e Serbisë, kur e shkelin ligjin strukturat e Serbisë, thonë hajde të shkojmë të flasim tash. Kur e njëjta gjë ndodh prej një grupi tjetër prej shqiptarëve, ata do të shkojnë në burg. A për këtë rasti do të përfundoj në Bruksel. Kjo është shumë jo serioze me këtë qasje. Kjo është tolerancë e jashtëzakonshme e strukturave të Serbisë edhe thjeshtë kjo është me i thënë Serbisë, bëjë ti vet ligjin në një pjesë të territorit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Kosovapress ka tentuar që nga dje të marrë deklarimet e Qeverisë rreth këtyre akuzave të prezantuara nga Vetëvendosje dhe raportimeve të KosovaPress, por përgjigja e tyre deri në kohën e publikimit të këtij teksti nuk është kthyer në asnjë formë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori