LAJMI I FUNDIT:

Zvicra e ndarë në dysh për Shaqirin (Foto)

Zvicra e ndarë në dysh për Shaqirin (Foto)

Forma aktuale e Xherdan Shaqirit është bërë debat në Zvicër, saqë kanë filluar edhe përçarjet në mes të ish-futbollistëve zviceran.

Niveli i lojës së treguar nga futbollisti i lindur në Zhegër në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, atë ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, ka hapur një debat të gjerë në opinionin zviceran.


Sipas disa medieve zvicerane, trajneri Vladimir Petkovic duhet të ulë në stol sulmuesin këmbëshpejtë duke i bërë me dije që askush nuk e ka venin e titullarit të siguruar, ndërsa disa të tjera, formën dhe sjelljen e Shaqirit në fushë e lidhin me shirin e kapitenit, që nuk iu dha para fillimit të Euro 2016.

Ish-kapiteni i kombëtares zvicerane, Sforca, mendon se një pauzë, pra ulja në stol do t’i bënte mirë futbollistit dhe do ta kthente me këmbë në tokë.

Ndryshe, nga mendimi i Sforcas, ish-sulmuesi tjetër, Marc Streller këmbëngul se pozicioni i Shaqirit në 11-she nuk duhet të vihet në diskutim, sepse me cilësitë e tij mund ta zgjidhë në çdo moment ndeshjen, duke cilësuar takimin e botërorit 2014 me Hondurasin, ku shënoi të tre golat e sfidës, për t’i dhuruar kualifikimin Zvicrës. /Telegrafi/

shaqa

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori