LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi se huliganët kroatë kishin paralajmëruar probleme në Francë (Foto)

Dëshmi se huliganët kroatë kishin paralajmëruar probleme në Francë (Foto)

Huliganët kroatë kanë arritur sërish të shokojnë botën.

Tifozët kroatë hodhën fishekzjarrë në takimin mes kombëtares kroate dhe të Republikës së Çekisë.

Kjo ka bërë që të ndërpritet takimi nga gjyqtari kryesor, Mark Clattenburg, i cili kërkoi që të zbrazet pjesa e tribunës ku ishin tifozët kroatë, transmeton Telegrafi.


Por, mediat kroate tashmë kanë publikuar edhe disa të dhëna që tregojnë se këto skena ishin përgatitur paraprakisht prej tifozëve kroatë.

Rreth 300 anëtarë të tifo grupit të quajtur “Torcida” kanë organizuar këto probleme në stadiumin e Saint Etienne.

Kujtojmë se disa prej futbollistëve dhe trajneri kroat duke përfshirë edhe presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, kanë reaguar ashpër duke i quajtur turp skenat e tilla në Francë. /Telegrafi/

LEXO MË SHUMË: Shikojeni rrahjen masive mes tifozëve të Kroacisë dhe Çekisë (Video)

tifot

kroat 2 kroat