LAJMI I FUNDIT:

Ende asgjë konkrete për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak të Rashkës

Ende asgjë konkrete për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak të Rashkës
Foto: Ilustrim

Rreth tri javë më parë pala serbe ka ndërprerë gërmimet në lokacionin Kizhevak të Rashkës, në Serbi, fillimisht duke u arsyetuar se duhet mbledhur informacione për atë lokacion, si dhe të bëhet vlerësimi i mëtutjeshëm e më pas duke thënë se kanë mungesë fondesh për vazhdimin e punimeve atje.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se pala serbe po e vazhdon avazin e vjetër për të kërkuar mjete shtesë, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se punimet në Kizhevak janë ndërprerë pas 60 ditësh pune aty.


Kurse kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të pagjetur, Ibrahim Makolli, ka deklaruar se ndonëse pala serbe ka thënë se gërmimet do të vazhdojnë pas zgjedhjes së Qeverisë së Serbisë dhe sigurimit të mjeteve, pala kosovare pret që punët të vazhdojnë sa më shpejt dhe të mos ketë ndërprerje të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori