LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon diskutimi i ashpër në kuvend për kryetarin Ivanov

Diskutimet rreth përgjegjësisë së kryetarit Gjorge Ivanov, në lidhje me vendimin e mëhershëm për falje, kanë vazhduar edhe sot në kuvend, me përplasje të ashpra verbale pozitë-opozitë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i LSDM-së Goran Sugareski, i quajti grup kriminelë, deputetët e OBRM-PDUKM-së, ndërkaq u kundërpërgjigj Ljupço Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja, duke i kërkuar Sugarevskit që të vazhdojë edhe më fuqishëm me ofendime, sharrje, pështyma.

Nga ana tjetër, Hari Lokvenec i LSDM-së kërkoi dorëheqjen e kryetarit Ivanov, për shkak të vendimit të mëhershëm për falje, kurse Suzana Sekullovska e OBMR-PDUKM-së tha se kryetari nuk ka nevojë të jep dorëheqje për shkelje ligji, pasi që ligji ia mundëson një vendim për falje.


Debati do të vazhdojë edhe më tutje, pasi që kanë kërkuar fjalën shumë deputetë./Telegrafi/