LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për APA: Kosova në kualifikimet e botërorit, punë e kryer

Thaçi për APA: Kosova në kualifikimet e botërorit, punë e kryer

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë (APA) është shprehur i bindur se kombëtarja e Kosovës në futboll do të jetë pjesë e kualifikimeve të kampionatit botëror që do të mbahet më 2018 në Rusi.

“Në vjeshtë, ekipet tona do të marrin pjesë në ligat evropiane. Po ashtu, në vjeshtë do të marrim pjesë edhe në kualifikimet e kampionatit botëror në futboll”, ka thënë Thaçi për APA, transmeton Telegrafi.

Kosova, sipas kësaj agjencie, është pranuar në muajin maj në UEFA dhe FIFA, derisa Serbia ka qenë kundër, duke akuzuar Kosovën për thyerje të statusit të UEFA-s.

Sipas presidentit Thaçi, reagimi i Serbisë më shumë duhet të kuptohet si një mekanizëm për ta shpëtuar fytyrën e saj.


APA shkruan se shumë shqiptarë nga Kosova tashmë luajnë në arenën ndërkombëtare, mbi të gjitha në kombëtaret e Zvicrës dhe atë të Shqipërisë.

“Kisha përshtypjen sikur luante Kosova A me Kosovën B”, komenton Thaçi përshtypjet që kishte pasur gjatë shikimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. “Në fund, Kosova A fitoi”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi, në këtë intervistë për APA, paralajmëron se shumë shpejt do të shihet fuqia e kombëtares së Kosovës në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

La Liga
U lënduan dy yjet e Bayernit, Kompany jep detaje për gjendjen e tyre

U lënduan dy yjet e Bayernit, Kompany jep detaje për gjendjen e tyre

Bundesliga
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers

Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers

NBA
Kalo në kategori