LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit Dibra do të ‘vërshohet’ nga kurbetqarët

Këtë vit Dibra do të ‘vërshohet’ nga kurbetqarët

Shoqata e bashkatdhetarëve në vendet perëndimore evropiane dhe SHBA paralajmërojnë ardhjen e tyre masive në vendlindje këtë verë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se pritet këtë verë në Dibër, Qendrën e Zhupës dhe rajonin e Rekës të arrijnë mbi 11 mijë kurbetqarë të cilët pushimet verore do t’i kalojnë me të afërmit e tyre.

Sipas traditës, së pari vijnë bashkatdhetarët e SHBA-së, prej ku pritet të vijnë më shumë se tre mijë. Numri më i vogël veçmë ka arritur, por më masovikisht priten kah fundi i këtij muaji.


Nga vendet evropiane si Gjermani, Italia, Zvicra dhe Luksemburgu, ka edhe më së shumti kurbetqarë, pritet të arrijnë rreth 8 mijë.

Edhe ata të cilët jetojnë në Evropë dhe në Amerikë fillojnë të kthehen prapa kah fundi i gushtit. /Telegrafi/