LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po shtohen zërat se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep

Haradinaj: Po shtohen zërat se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ditëve të fundit janë shtuar zërat e deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Në profilin e tij, Haradinaj ka shtuar se zërat po shtohen se kufiri është në Çakorr e Zhlep.


Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Ditëve të fundit po shtohen zërat e deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK po shpif kauza fallco për të mbetur në skenë, bile ka pas raste deri në akuza të nivelit te ulët se dikush po i ruan livadhet e veta.

Edhe një herë i përshëndes qëndrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin territorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga përfaqësuesit e shtetit tonë.

Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim, andaj i lus kolegët e mi që të kenë në konsideratë atë që ju dha besimin “popullin” e jo ata që e krijuan këtë situatë.

Zërat po shtohen se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep.

Ky është lajm i mirë për të gjithë” (sic), ka shkruar Haradinaj.