LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës – çerdhe punësimi për familjarët e Agim Bahtirit

Komuna e Mitrovicës – çerdhe punësimi për familjarët e Agim Bahtirit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Mitrovicë, ka akuzuar kryetarin aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, për punësimin e familjarëve të tij në administratën komunale dhe institucionet vartëse të komunës.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga kjo parti në Mitrovicë, thuhet se Bahtiri që dikur premtonte shumë vende pune për çdo familje të Mitrovicës, sot punëson dhëndurët, nipërit, mbesat dhe farefisin e tij.

“Kjo ka ndodhur në administratën komunale dhe institucionet vartëse të Komunës, siç janë palestra e sporteve “Minatori”, ku ka punësuar dhëndrin, përkatësisht bashkëshortin e Xhevrije Bahtirit, motrës së Agim Bahtirit, përderisa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gushafc ka punësuar mbesën e tij. Kur erdhi në pushtet i largoi 10 veta nga administrata komunale me pretekstin se kanë punuar me “Kontrata mbi vepër”, ndërsa tani administratën komunale e ka stërngarkuar me mbi 40 persona të cilët i paguan nga kategoria ekonomike “Mallra dhe shërbime” ose “Kontrata mbi vepër”. Krejt këto i bënë me qëllim që t’i shfrytëzoj për këtë kohë kur ështà « duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme në AKR. Ky njeri aq e ka banalizuar institucionin e konkursit sa që kushdo që aplikon për punë në administratën komunale e bënë vetëm që ta sprovoj veten në testim me shkrim, ngase emrat që pranohen dihen ende pa u hap konkursi. Rasti i fundit është për konkursin me titull “Zyrtar i shërbimeve sociale”, për të cilin është raportuar edhe në media.


Duke mos i mjaftuar krejt kjo, ai po përzihet edhe në punët e prokurimit, ku të afërmit të tij i ka dhënë tenderin për mirëmbajtjen e “Deponive të egra”, duke e lënë pa punë dhe rrjedhimisht edhe pa të hyra Kompaninë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”, kompani në të cilën kohëve të fundit ka punësuar edhe 4 veta, në mesin e tyre edhe familjarë të tij”, thuhet në këtë komunikatë. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori