LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Arkitekturës në UBT pjesë e një konkursi në Kinë

Studentët e Arkitekturës në UBT pjesë e një konkursi në Kinë

Një grup studentësh të drejtimit të Arkitekturës së UBT-së, gjenerata 2012/2013, nëpërmjet projektit “PreHome”, dijen e tyre e kanë bartur edhe në Kinë.

Arkitektët e ardhshëm, Artan Jashari, Ardian Maliqaj e Getuart Dragobuzhda, edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e 40 finalistëve (projekteve/ideve) më të mira nga e gjithë bota, pasi që kishin konkurruar në konkursin ndërkombëtar në Kinë – Lugina Valley.

“Studentët e grupit, duke qenë të kënaqur me arritjen e tyre, janë shprehur me entuziazëm se puna dhe përkushtimi i tyre në lëmin e arkitekturës ka filluar qysh tashti, kur ende janë duke studiuar, t’u shpërblehet”, thuhet në njoftimin e UBT-së.


Ata kanë treguar se votimi online vazhdon të jetë i hapur, edhe pse aktualisht e kanë vendin e parë, sa i përket votave të fituara.

Sidoqoftë, ata kërkojnë përkrahjen me vota nga të gjithë studentët e UBT-së, gjë të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet linkut për votimhttp://spamall.info/ , ku është edhe emri i projektit “PreHome”. /Telegrafi/

1

2

Artikull i sponzorizuar