LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni nuk do jetë në fushë, por do ta ndihmojë Kombëtaren nga tribuna

Kapiteni nuk do jetë në fushë, por do ta ndihmojë Kombëtaren nga tribuna

Sfida në Marsejë ishte ndeshja e jetës që priste. Në qytetin, që e cilëson shtëpinë e tij dhe kundër Francës, vend ku është rritur si futbollist dhe njeri. Pas kartonit të kuq ndaj Zvicrës, Lorik Cana do të jetë mungesa e madhe e duelit të Shqipërisë me Les Bleus. Një peng, që gjithsesi nuk e thyen kapitenin kuqezi, pasi detyra në skuadër vazhdon.

“Duke e ditur edhe rrugëtimin tim, një eveniment kaq madhështor dhe kur luhet në atë që cilësohet shtëpia time, në Marsejë, ku më prisnin jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe francezët, padyshim që mungesa është një peng i madh. Megjithatë, nuk është koha të ul kokën. Kam një detyrë këtu, brenda skuadrës. Kemi një ndeshje për të përgatitur. Duhet të ndihmoj trajnerin dhe shokët që ta përgatisin sa më mirë sfidën. Në këto dy ndeshjet e fundit mund ta arrijmë kualifikimin dhe e kemi aty mendjen”, është shprehur ai, citon Supersport.

Loriku nuk di të thotë me siguri nëse zërat për një pritje madhështore të Shqipërisë në Marsejë janë të vërtetë. Ajo për të cilën mbrojtësi 32-vjeçar nuk ka dyshime, është spektakli dhe imazhi i shkëlqyer që kanë lënë tifozët kuqezi.


“Nuk e di nëse francezët do ta presin me entuziazëm Shqipërinë. Nuk e di sa tifozë vendas do të jenë aty, pasi do të ketë tifozë nga e gjithë Franca. Por, di të them se kam marrë mesazhe nga të gjithë ata francezë që e panë ndeshjen tonë, të cilët më uruan për tifozerinë që kemi. Me spektaklin në tribuna, tifozët e kanë mbështetur gjithmonë Kombëtaren, por kanë bërë edhe një përfaqësim të denjë të vendit, duke parë sjelljen e turpshme të tifozëve anglezë dhe rusë. Kam besim se Shqiptarët do ta mbushin stadiumin me ngjyrat kuqezi”, ka deklaruar kapiteni.

Edhe pse i suspenduar, përveç punës brenda skuadrës, Lorik Cana zbuloi edhe si do ta ndihmojë Kombëtaren gjatë ndeshjes në Velodrome.

“Ndeshjen do ta shoh me pjesën e stafit. Është gjithmonë Erjoni (Bogdani), që ka detyrën ta shohë ndeshjen në tribunë. Do ta ndihmoj aty, duke e parë ndeshjen nga lart, në një tjetër perspektivë, ndoshta për të dhënë edhe ndonjë këshillë pas 45 minutëshit të parë”, ka thënë ai.

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori