LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka e përgatitur: Huliganët rusë kishin ushtruar për t’u rrahur me anglezët (Video)

Gjithçka e përgatitur: Huliganët rusë kishin ushtruar për t’u rrahur me anglezët (Video)

Një tifoz rus që ka marrë pjesë në dhunën e përhapur para ndeshjes së fundjavës së kaluar ndërmjet Anglisë e Rusisë, ka deklaruar se “anglezët janë vajza” dhe se qindra huliganë rusë kanë udhëtuar në ‘Euro 2016’ vetëm për t’u përleshur me ta.

Deklarimet e tij vijnë vetëm pak orë pasi që prokuroria e Marseilles ka njoftuar se 150 rusë kanë qenë prapa dhunës para barazimit 1-1 mes Rusisë dhe Anglisë në Marseille, shkruan The Telegraph.


“Ishin 150 tifozë rusë që në realitet ishin huliganë. Këta njerëz janë të përgatitur mirë për sulme të shpejta dhe shumë të dhunshme”.

“Ata janë shumë të stërvitur dhe ka qenë e vështirë të kapen”, ka thënë prokurori i Marseilles, Brice Robin, përcjell Koha Ditore.

Rusia në renditjen e fundit botërore të FIFA-s zë vendin e 29-të, por po lufton për vendin e parë sa u përket huliganëve.