LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Nëse ka vullnet politik, zgjedhjet mund të realizohen në vjeshtë

Shilegov: Nëse ka vullnet politik, zgjedhjet mund të realizohen në vjeshtë

Deputeti Petre Shilegob nga LSDM-ja dje në Kuvend theksoi se me plotësimin e dy parakushteve themelore: anulimin e zgjedhjeve dhe tërheqjen e vendimit për falje nga ana e kryetarit Ivanov, janë kushtet minimale për fillimin e dialogut politik me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘LSDM-ja vlerëson se dialogu politik si mënyrë për dalje nga kjo krizë është i domosdoshëm që të mundemi që në vjeshtë të organizojmë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike’, tha Shilegov.

Ai shtoi se përderisa ka vullnet politik kjo mund të konkludohet për disa ditë.


‘Përderisa ka vullnet mund të realizohen që ditën e nesërme’, tha Shilegov, i cili mendon se përderisa sot merren vesht për kushtet dhe fillon zbatimi nuk është e pamundshme që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë. /Telegrafi/