LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arma që mori jetën e shumë amerikanëve, në disa raste (Foto)

Kjo është arma që mori jetën e shumë amerikanëve, në disa raste (Foto)

Ajo është përdorur për mbytjet në Sandy Hook, vrasjen e tifozëve të Batman në një kinema në Colorado, si dhe vrasjen e punëtorëve në një mbrëmje festive në San Bernardino.

Por AR-15, një pushkë gjysmë-automatike, përcjell Telegrafi, ka qenë gjithashtu arma e zgjedhur edhe për një person të armatosur i cili bëri vrasjen e 50 vetave në një mbrëmje të homoseksualëve.


ar-15

Bëhet fjalë për Omar Mateen, i cili është duke u fajësuar për atë që quhet vrasja më e madhe një ditore në historinë e SHBA-ve.

Arma vdekjeprurëse u gjet të dielën në mëngjes në mes të 50 viktimave të kasaphanës në një klub nate në Orlando, Florida.

E siç shkruajnë mediat e huaja, Mateen e bleu armën e tij në mënyrë të ligjshme, javën e kaluar në Florida.

Ja disa raste kur kjo armë kishte shërbyer për të realizuar disa sulme të tmerrshme vdekjeprurëse:

2 dhjetor 2015: AR-15 ishte një nga armët të cilën Syed Rizwan Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik, kishin përdorur për të vrarë 14 perona dhe plagosur 22 të tjerë në një sulm në një Qendër Rajonale në San Bernardino, Kaliforni.

1 tetor 2015: Christopher Harper Mercer qëlloi për vdekje profesorin dhe tetë studentët në një klasë në
Umpqua Community College në Roseburg, Oregon, përcjell Telegrafi. Ai ishte i armatosur me një AR-15 dhe të tjera armë.

7 qershor 2013: John Zawahri ishte i armatosur me një AR-15 kur u shfaq i tërbuar në Santa Monica Community College jashtë Los Angeles. Ai vrau pesë veta dhe plagosi katër të tjerë, pasi ishte vrarë nga policia.

14 dhjetor 2012: Adam Lanza kishte përdorur një AR-15 të blerë nga nëna e tij për të vrarë 20 nxënës dhe 6 pjesëtarë të stafit në Sandy Hook Elementary School në Newtown, Connecticut. Ai përdori një pistoletë për të vrarë veten pasi u rrethua nga policia.

20 korrik 2012: AR-15 ishte pjesë e arsenalit të James Holmes, kur ai hapi zjarr gjatë shfaqjes në mesnatë në një kinema në Aurora, Kolorado. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori