LAJMI I FUNDIT:

Të hyrat dhe shpenzimet shkojnë “fyt për fyt”

Të hyrat dhe shpenzimet shkojnë “fyt për fyt”

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje prej 31 për qind; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e fundit të llogarive qeveritare. Sipas ASK-së, llogaritë qeveritare paraqesin të ardhurat dhe shpenzimet e Qeverisë së Kosovës në bazë të mbledhjes së të dhënave administrative dhe llogaritjes që bënë ky institucioni i statistikave.

Sipas këtyre të dhënave, të hyrat u rritën mbi 26 për qind, ku pjesa më e madhe prej tatimeve në produkte. “Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milionë euro, ku krahasuar me të hyrat e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 26.4 për qind të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në publikimin e ASK-së


Shpenzime e përgjithshme qeveritare shkojnë më shumë për paga dhe mëditje e më pas në kategoritë tjera. “Ndërkaq, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje prej 31 për qind; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19 për qind; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thekson publikimi.

Raporti thotë se Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme, në vitin 2014 ishin më të ulëta se në vitin e kaluar (vitin 2015), sa ishin 1,512.1 milionë euro. /Kallxo.com/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori