LAJMI I FUNDIT:

Reklamë e mirë, në prag të ndeshjes Turqi-Kroaci: Sa mirë kroatët flasin turqisht, sa mirë turqit flasin kroatisht! (Video)

Reklamë e mirë, në prag të ndeshjes Turqi-Kroaci: Sa mirë kroatët flasin turqisht, sa mirë turqit flasin kroatisht! (Video)

Pas fitores së sotme të kroatëve në Euro 2016, ndaj ekipit të Turqisë, në media po qarkullon një reklamë e birrës Ozhujsko, transmeton Telegrafi.

Në reklamën e postuar ditë më parë, shihen tifozët kroatë që pyesin tifozët turq se si disa fjalë të caktuara thuhen në gjuhën turke. Dhe ato dalin të jenë të njëjta!

“Me ta ndajmë fjalët, do ta ndajmë edhe Zhujën (birrën), por jo edhe ndarjen e poenëve të shtunën”, thuhet në postimin e birrës Ozhujsko në faqen e saj në Facebook.


Ndërkaq, habia e kroatëve, në këtë reklamë, është se sa mirë turqit flasin kroatisht, ndërsa e turqve se sa mirë kroatët flasin turqisht. Natyrisht, fjala është për fjalët me origjinë turke, e me mija sosh sot janë pjesë e fjalorëve të gjuhëve sllave të Ballkanit. /Telegrafi/