LAJMI I FUNDIT:

Zihet me familjarin, më pas shtinë me armë

Zihet me familjarin, më pas shtinë me armë

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri pas një zënke me një familjar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare, ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Policia thotë se me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk ka gjetur ndonjë dëshmi.

Ndërsa, i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.