LAJMI I FUNDIT:

Gabriele Meuccit i përfundon mandati si shef i EULEX-it

Gabriele Meuccit i përfundon mandati si shef i EULEX-it

Misioni i EULEX-it, të martën mbetet pa shef. Gabriele Meuccit i mbaron mandati më 14 qershor. Misioni do të vazhdojë të drejtohet një kohë nga një ushtrues detyre.

Meucci ka qëndruar në kryer të misionit rreth një vit e gjysmë. Ai kishte ardhur pikërisht në kohën kur kishte shpërthyer skandali i dyshimeve për korrupsion në këtë mision.


Meucci atë kohë kishte menduar që ta braktiste misionin për shkak të përmasave të skandalit. Megjithatë, kishte vendosur të qëndronte.

Mandati i tij lidhej me mandatin e EULEX-it. Mandati i ri i misionit pritet të zgjatë deri në qershor 2018.

EULEX-i në Kosovë ka ardhur në vitin 2008 me mandat ekzekutiv për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë. Mandati ishte ndryshuar në vitin 2014, transmeton Insajderi.

Më 12 qershor 2014, mandati i EULEX-it në Kosovë ishte vazhduar nëpërmjet Vendimit të Këshillit të BE-së deri më 14 qershor të vitit 2016. Pas periudhës kalimtare prej tre muajsh dhe pas dekretimit të mandatit të ri të EULEX-it në Kosovë më 2014, ishte emëruar kreu i ri i Misionit, Gabriele Meucci prej datës 15 tetor deri më 14 qershor të vitit 2015.

Meucci kishte thënë se në Kosovë kishte ardhur për ta mbyllur misionin. Madje misionin e kishte quajtur eksperimental.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori