LAJMI I FUNDIT:

De Biasi flet për herë të fundit para takimit me Zvicrën

De Biasi flet për herë të fundit para takimit me Zvicrën

Përveç Lorik Canës, para mediave në Lens foli edhe trajneri Gianni De Biasi.

Trajneri italian ka thënë se ndihet krenar me futbollistët shqiptarë dhe se rezultati me Zvicrën nuk nuk do të vendos rrjedhën e evropianit për Shqipërinë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, në konferencën për media para ndeshjes me Zvicrën, ka thënë se Kombëtarja shqiptare është gati për të debutuar në Kampionatin Evropian.


Kjo është intervista e plotë e De Biasit para ndeshjes me Zvicrën:

“Jam shumë krenar që kam një grup lojtarësh që na dhuroi finalet e Europianit, pas një grupi kualifikues ku edhe më optimisti mendonte për vendin e katërt. Por, nuk u dorëzuam asnjëherë, besuam shumë edhe sepse fituam ndeshjen e parë në Portugali, kundër ekipit lider në grup dhe kjo na dha besim. Në këto 4 vjet e gjysmë ekipi është rritur në mënyrë konstante edhe falë afrimeve të lojtarëve të rinj që luajnë në Gjermani, Itali”.

“Presion nuk kam. Kam pritshmëri të mëdha. Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe mos të kënaqen. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por ndeshjet nisin nga rezultati 0-0, duhet ti luajmë me përqendrimin e duhur dhe me bindje”. “Besoj që është thelbësore që kundërshtarin ta njohësh. Ai të jep mundësi ti kuptosh strategjitë, për të gjetur mënyrën që ta përballosh dhe të shfrytëzosh edhe defektet më të vogla gjatë ndeshjes”.

“Jam shumë krenar që kam një grup lojtarësh që na dhuroi finalet e Europianit, pas një grupi kualifikues ku edhe më optimisti mendonte për vendin e katërt. Por, nuk u dorëzuam asnjëherë, edhe sepse fituam ndeshjen e parë në Portugali, kundër ekipit lider në grup dhe kjo na dha besim. Nuk kam presion, por pritshmëri të mëdha. Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe të mos kënaqen me pak. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por ndeshjet nisin nga rezultati 0-0, duhet ti luajmë me bidje dhe përqendrimin e duhur”.

“Besoj që është thelbësore ta njohësh kundërshrtarin edhe pse ndonjëherë kjo nuk mjafton. Më tepër të ndihmon njohja e limiteve të skuadrës tonë, të jemi të mirëorganizuar dhe të bëjmë atë që dimë. Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. Është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”.

“Taulanti është në formë shumë të mirë fizike dhe psikologjike, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit. Jemi gati për të debutuar dhe duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shaqiri? Është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes”, shkruan SuperSport.

“Nuk është një derbi sepse jemi larg nga pikëpamja gjeografike. Pika e vetme e përbashkët është që shumë emigrantë të luftës u pritën nga Zvicra, që i dha mundësi sociale dhe që të ndërtonin një jetë. Por mentaliteti është krejt i ndryshëm. Zviceranët janë precizë dhe striktë në çdo gjë. Ndërsa ne, shqiptarët qëndrojmë edhe një orë e gjysmë në kafe. Kemi punuar në këtë pikë, por nuk mund ta ndryshojmë plotësisht mentalitetin e njerëzve, pasi do të ishte si të luftojë me mullinjtë e erës. Dy skuadrat do të përballen me respekt dhe në fund shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Sinqerisht jam shumë dakord me Cantonan. Arritjet e pazakonta në futboll ndodhin, edhe pse fatkeqësisht, rrallë. Gjithsesi, për ne, e rëndësishme është të dimë se cili do të jetë roli ynë dhe ajo çfarë duhet të bëjmë. Është e kot të kërkojmë gjëra që nuk mund ti realizojmë, duhet të qëndrojmë brenda kornizve të futbollit tonë, e ndoshta të përpiqemi të përmirësohemi”.

“Të kesh më tepër motivim, dëshirë për të fituar dhe për rezultate të ndihmon. Por, kur arrin në majë të piramidës dhe Europiani i tillë është, vlerat teknike mund të bëjë diferencën. Lojtarët e mëdhenj mund të vendosin ndeshjet. Uroj që kjo të mos ndodhë me ne kur të përballemi me lojtarë me shumë kualitet”.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Lens një ditë para ndeshjes me Zvicrën ka folur edhe kapiteni Lorik Cana.

“Gjithçka do të koncentrohet tek futbolli. Kemi arritur këtu me zemër dhe me organizim të mirë. Çdo lojtar do të jetë në nivelin e duhur . Në skuadër janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Ekipi është përmirësuar në fazën e mbrojtjes dhe organizimit. Këto ishin dy armët tona kryesore drejt kualifikimit në EURO2016. Disa lojtarë të Zvicrës janë shqiptarë dhe ka miqësi mes dy skuadrave, por në fushë jemi kundërshtarë. Taulanti dhe Graniti janë profesionistë dhe luftëtarë. Të dy do të luajnë për të fituar”, tha Cana.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori