Grupi Parlamentar i Nisma për Kosovën ka vlerësuar se opozita do të duhej të kthehej në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një “sui generis” në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin.
Përmes një deklarate për media GP i Nisma-s ka thënë se kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-ja, është shkuarje siç thotë populli “si capi të kasapi”. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.
Deklarata e plotë:
A do te duhej te kthehej opozita ne kuvend, nëse themi po, duhet të kthehet opozita në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një “sui generis” në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin. Konsideroj që kthimi pa arritur as një garanci, se do të hiqeshin nga rendi i ditës nga ky mandat qeverisës, dy marrëveshjet e trajtuara si kauzë nacionale, do të ishte disfatë më e madhe për opozitën sesa vazhdimi i bojkotit.
Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë. Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli “si capi të kasapi”. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.
Pse është mungesë e konsistencës politike?
Është mungesë e konsistencës politike, se kthimi në institucionin që jo pak herë u tha se e ka humbur legjitimitetin, ajo vetë po ua kthen legjitimitetin?! Po ua jep mundësin që edhe më prezencën e opozitës t’i merr vendimet e kontestuara që sa kohë nga ajo, madje qoftë edhe vetëm më kthimin e legjitimitetit të institucionit të delegjitimuar, është disfatë e gjunjëzim? Dhe jo vetëm kaq, por ajo po kthehet e copëzuar, mu për ato çështje që ishte bashkuar! Kështu “shpresëmadhja” e “luftarakja” e vetëshpallur si shpresë e vetme e “bashkimit kombëtar”, po kthehet në gjirin e të shpallurve jo vetëm njëherë si “tradhtarë” e “kriminelë”! Nuk e di nëse kësaj i thonë koherencë e konsistencë në politikë?!
Nëse keni vendosur të kthehuni, kthehuni dhe vazhdoni lojën demokratike të numrave. Kthehuni dhe vazhdoni luftën si në filmat vizatimor të “maces e të miut”! Kthehuni, se tek e fundit për miun nuk ka armik më të fuqishëm se macja!
Opozita do të duhej të kthehej, por jo kështu e çakorduar dhe e bërë “pikë e pesë” nga “gjeneralët” e protestave në rrugë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite