LAJMI I FUNDIT:

Ndërtohet largpërçuesi në Xërxe të Rahovecit

Ndërtohet largpërçuesi në Xërxe të Rahovecit

Xhafer Kabashi, pronar në kompaninë për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Vëllezërit Kabashi” në Xërxe të Rahovecit, tha se mungesa e energjisë elektrike dhe tensioni jo stabil në këtë rajon e kanë dëmtuar shpesh biznesin e tij.

Por tash një gjë e tillë nuk do të jetë më problem për këtë kompani.

Kjo pasi që bizneset në Xërxe të Rahovecit, do të kyçen në rrjetin i cili plotëson të gjitha standardet më të larta teknike.


Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), tashmë ka përfunduar investimin e segmentit të ri të largpërçuesit 18 nëntori në Xërxe të Rahovecit.

“Për neve si biznes energjia elektrike është parësore . Kemi pas shume telashe me mungesë të rrymës . KEDS e ka bërë një punë shumë të mirë . Na ka ndihmu shumë jo vetëm mua mirëpo gjitha bizneset e prodhuesit përreth”, tha Kabashi.

Investimet e KEDS-it u mirëpritën edhe nga zyrtarë komunal të Rahovecit.

Muhamet Behra, drejtor për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit tha se efektet nga ndërrimi i largpërçuesit do të vërehen si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.

“Ndërrimi i shtyllave të largpërçueseve është i mirëseardhur për komunën tone duke pas parasysh se shtyllat ekzistuese kane qenë shumë të vjetra dhe shumë të dëmtuara. Sa i përket përfitimeve përfitues i drejtpërdrejt do të jenë qytetarët dhe bizneset”, tha Behra.

Për këtë largpërçues janë ngritur dhe montuar 10 shtylla betoni në lartësi prej 12 metra.

Përveç kësaj në KEDS thonë se për ndërtimin e largpërçuesit të ri janë kryer edhe shumë punime tjera.

“Është bërë ngritja dhe montimi i shtyllave të betonit, montimi i konzollave metalike, instalimi i përçuesit Al-Qe 50 mm² si dhe është përdorur kabllo snop 10 kV”, thonë inxhinierët e KEDS-it .

Largpërçuesi i ri është ndërtuar pasi kjo pjesë ishte trashëguar me probleme në tension.

“Largpërçuesi do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e kualitetit të energjisë elektrike e po ashtu edhe në furnizimin me energji”, thonë në KEDS.

Lëshimi në punë i LP në Xërxe të Rahovecit, është pjesë e investimeve të KEDS, të bëra sivjet në të gjitha distriktet anekënd vendit.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), së fundmi ka prezantuar planin Zhvillimore të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025. KEDS, brenda kësaj periudhe planifikon të investoj 300 milion euro në modernizim të rrjetit në tërë Kosovën.

Investimet në rrjet kanë nisur në vitin 2013, deri në tremujorin e parë të vitit 2016 janë investuar mbi 60 milionë euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Ekonomi
Petrol Company mposht makthin e çmimeve të shtrenjta!

Petrol Company mposht makthin e çmimeve të shtrenjta!

Ekonomi
Nga stresi dhe përditshmëria tek relaksi dhe qetësia - vikendi në Grand Blue Fafa!

Nga stresi dhe përditshmëria tek relaksi dhe qetësia - vikendi në Grand Blue Fafa!

Ekonomi
Murati: Dezinformata në prag të zgjedhjeve, nuk ka dyshim ose trefishim të tatimit- kush ka pronë 120 milionë euro i takon të paguajnë një barrë më të lartë tatimore

Murati: Dezinformata në prag të zgjedhjeve, nuk ka dyshim ose trefishim të tatimit- kush ka pronë 120 milionë euro i takon të paguajnë një barrë më të lartë tatimore

Ekonomi
Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura, i fton për investime

Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura, i fton për investime

Ekonomi
Emona Center 18 vite, fillon kampanja e thyhen rekordet e zbritjeve!

Emona Center 18 vite, fillon kampanja e thyhen rekordet e zbritjeve!

Ekonomi
Kalo në kategori