LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Nuk i lakohem presionit të Enver Hasanit, as të Hasanëve tjerë (Video)

Ibrahimi: Nuk i lakohem presionit të Enver Hasanit, as të Hasanëve tjerë (Video)

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, e ka cilësuar “të dhimbshme” gjuhën e përdorur nga gjuhën që ka përdorur ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një letër dërguar të parit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi e ku ai sulmon me etiketime Hamdi Ibrahimin.

“Ajo që përdor zotëri Hasani në atë letër është përtej çdo etike, çdo minimumi të etikës njerëzore dhe morale. Por ia ka lejuar vetes dhe tani mendoj se ai e ka treguar veten se kush është dhe asgjë më shumë. Dhe sigurisht që në rrugë të caktuar ligjore ai ka me dhanë pyetje në shumë çështje”, thotë Hamdi Ibrahimi, në një intervistë për KALLXO.com.

Në lidhje me letrën e ish-kryetarit të Kueshtetueses, Hamdi Ibrahimi thotë se ajo është një përpjekje që Enver Hasani ta mbrojë veten.


“Për me mbrojtë veten ka humbë çdo kriter të masës së asaj se çka është etike dhe njerëzore me shkrime të tilla që nuk i kanë hije as një njeriu që nuk e ka fijen e shkollës”, thotë kryetari i Gjykatës Themelore.

Ibrahimi shprehet i befasuar se si autori i letrës ka mundur të jetë një akademik.

“Si ka mundësi një njeri që mban titullin akademik, një njeri që deri dje ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të dalë me shkrime të tilla”, tha Ibrahimi.

Kryetari i Gjykatës së Prishtinës e dënoi letrën e Enver Hasanit, për të cilën tha se është përplot shpifje dhe etiketime.

Po ashtu, Hamdi Ibrahimi theksoi se përkundër se ka pasur presion ai nuk do të nënshtrohet.

“Përgjigja ime është shumë e thjeshtë, edhe për Enver Hasanin edhe për Hasanët e tjerë që mendojnë se Hamdi Ibrahimi mund të lakohet në ndonjë formë. Unë nuk jam person që në rrugën time të drejtësisë lakohem para asnjë presioni dhe e vërteta që ju them është se në tre-katër muajt e fundit unë si kryetar i Gjykatës në Prishtinë po kaloj nëpër presione që vijnë nga ata që do të duhej të më përkrahnin në punë time”, tha ai.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me avokatin e Enver Hasanit lidhur me letrën në fjalë, por ai ka thënë se është i nxënë dhe nuk mund të përgjigjet.

Ndërsa kontakti me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pamundur.

Në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Enver Hasani akuzon Hamdi Ibrahimin për sjellje “tërësisht joetike dhe joprofesionale, sjellje prej një rrugaçi ordiner që nuk përkojnë më asnjë standard të punës që ai duhet ta kryejë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori