LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm paguan 175 mijë euro qira

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm paguan 175 mijë euro qira

Vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e kontingjentit të grantit të përgjithshëm për vitin 2017 në vlerë prej 4 milionë euro për komunat e vogla dhe të mesme, Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa e ka mbështetur në parim, por ka kërkuar nga Qeveria të krijojë bazën ligjore për të gjetur zbatim, sepse është vendim politik.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi duke arsyetuar këtë vendim të Qeverisë para deputetëve tha se kjo shumë prej 4 milionë eurosh për mbështetje të 14 komunave të vogla dhe të mesme të krijuara së voni, ka ardhur si shkak i rritjes së pagave 25 për qind.

Ai tha se këto komuna po që se nuk mbështeten nga Qeveria, rrezikojnë të mos i paguajnë shpenzimet operative.


“Në momentin që janë rritur pagat 25 për qind, struktura e buxhetit të nivelit komunal te komunat ka qenë përafërsisht 80 për qind për paga dhe më pak se 20 për qind për investime kapitale. Ky 25 për qind i rritjes së pagave, komunat e caktuara i ka lënë gati krejt pa mallra dhe shërbime. Ndaj, duke e pasur këtë gjendje kështu siç është, këto komuna nuk kanë mundur me kryer obligimet as për objektet ku ekzistojnë. Ne kemi propozuar si Ministri e Financave që me tejkaluar këtë situatë duke propozuar që rritja që është bërë te granti i përgjithshëm një pjesë e kësaj rritje me u ndarë për komunat e vogla të cilat nuk munden me funksionuar dhe nuk mund t’i kryejnë obligimet e veta”, tha Krasniqi.

Ai tha se komunave të vogla duhet t’u rriten grantet proporcionalisht sipas numrit të banorëve.

Krasniqi tha se komunat të cilat përfshihen në këtë vendim janë: Hani i Elezit, Juniku, Leposaviçi, Mamusha, Novobërda, Obiliqi, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Kllokoti, Mitrovica e veriut, Parteshi dhe Ranillugu.

Anëtarja e Komisionit, Besa Gaxherri theksoi se vendimi për komunat e reja duhet të fuqizohet sepse pa një vendim të tillë sipas saj komunat mund të jenë jo funksionale për shpenzimet operative.

“Ne nuk kemi çare pa bërë zgjidhje për këto komuna, sepse këto komuna falimentojnë duke mos qenë në gjendje për t’i kryer obligimet e tyre”, tha Gaxherri.

Anëtarja tjetër e Komisionit, Safete Hadërgjonaj tha se deputetët dhe anëtarët e këtij Komisioni duhet të jenë të informuar se nga janë ndarë këto mjete dhe a janë dëmtuar komunat tjera me këtë vendim.

Meqenëse ka ndërhyrje në grante, kryetari i Komisionit parlamentar Naser Osmani tha se Komisioni rekomandon me kusht Qeverinë për këtë vendim të krijohet baza e ligjore, ose sipas tij kjo nuk do të miratohet në Kuvend.

Po ashtu në këtë Komision, ka raportuar edhe auditori gjeneral, Besnik Osmani për raportin e vitit 2015 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Gjatë raportimit të raportit financiar u bë e ditur se kjo zyrë në mungesë të objektit të saj, brenda një viti ka paguar 175 mijë euro qira.

Osmani tha se ka takuar ditë më parë krerët institucional për zgjidhjen e problemit të objektit.

Po ashtu në vitin e kaluar kjo Zyrë ka shpenzuar 24 mijë euro për pajisje me qira.

Për shkak të tejkalimit të shpenzimeve, anëtarët deputetë kërkuan nga Osmani që të hartohet edhe një herë ky raport dhe të diskutohet në një mbledhje të ardhshme.

Komisioni parlamentar ka shqyrtuar edhe raportin financiar vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015.

Po ashtu shqyrtoi Raportin financiar vjetor të Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2015 dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori