LAJMI I FUNDIT:

Unicredit: Franca e fiton Euro 2016

Unicredit: Franca e fiton Euro 2016

Ekipi i Francës do fitojë Euro-2016, pasi do të mundi Anglinë në finale, ka parashikuar të martën banka italiane Unicredit, sipas një formule matematikore dhe një raporti të detajuar prej 20 faqesh.

Sipas Tobias Ruhl, autor i këtij raporti që ka analizuar të 24 ekipet, Franca i ka të gjitha mundësitë për të qenë favorit kryesor.

“Rezultatet e kësaj formule janë: ”Franca do fitojë Euro këtë vit, Anglia do të zërë vendin e dytë, performanca më e mirë që nga 1966″, thekson Ruhl.


Dy gjysmefinalistët e tjerë do të jenë Spanja dhe Gjermania.

Ky ekspert gjerman i bankës italiane, ka saktësuar në raport se Zvicër- Spanjë, Angli- Portugali, Gjermani – Itali dhe France – Rusi do të ndeshen në çerekfinale.

“Pavarësisht kësaj, asnjë model nuk është perfekt”, ka deklaruar eksperti gjerman.