LAJMI I FUNDIT:

E akuzoi burrin për dhunë familjare, mësoni çfarë kishte bërë ajo vet

E akuzoi burrin për dhunë familjare, mësoni çfarë kishte bërë ajo vet

Amber Heard para shtatë vitesh ishte arrestuar për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës së saj, Tasya van Ree.

Portali TMZ bën të ditur se aktorja dhe fotografja ishin zënë në vitin 2009 në një aeroport në Seattle. Asokohe, Amber ishte arrestuar nga policia, ndërsa një ditë më pas është paraqitur në gjykatë.

Kjo është ironike, pasi dy javë më parë, ajo ka kërkuar shkurorëzim nga burri i saj, Johnny Depp, të cilin e ka akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike kundrejt saj.


Aktorja ka thënë se në 15 muajt e martesës kishte duruar agresivitetin e Depp, ndërsa momenti i fundit që ishte shkak i ndarjes, sipas saj, aktori e kishte goditur me telefon.

Porse, ka të tillë që thonë se e gjitha është mashtrim dhe se Amber dëshiron të përfitojë 300 milionë dollarë nga pasuria e Depp. /Telegrafi/