LAJMI I FUNDIT:

Profesori Shuklev ka disa orë që mbahet në Fakultetin Ekonomik

Profesori Shuklev ka disa orë që mbahet në Fakultetin Ekonomik

Policia për më tepër se pesë orë e mban profesorin Bobek Shuklev në Fakultetin Ekonomik në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Inspektorët kanë kryer kontroll të kabinetit të Shuklev, në kërkim të dëshmive për dyshimin se ka pranuar mitë dhe e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Është bërë kontroll edhe i automjetit të tij, ndërsa siç mësojmë kontrolli vazhdon edhe në kabinetet tjera të Fakultetit.

Në aksionin policor “Erazmus” jozyrtarisht të dyshuar janë edhe shtatë persona tjerë të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitë marrje./Telegrafi/