Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po i afrohen takimit mes tyre të hënën pasdite, në një kuadër lëvizjesh diplomatike, që shtojnë presionin për miratimin e reformës në drejtësi.
Vështirë i imagjinueshëm deri pak ditë më parë, tashmë takimi në “tokë asnjanjëse” mes Ramës dhe Bashës po shndërrohet në realitet.
Kishte qenë Edi Rama, i cili i ishte drejtuar me një letër Lulzim Bashës, pikërisht për ta ftuar në një takim.
Komunikimi me letra Kryeministri-PD kishte funksionuar, por pasiguritë për të mbërritur deri te takimi kishin mbetur. Për më tepër, pasiguritë se takimi do të jepte rezultat.
Pikërisht në këto orë të fundit përpara takimit mes kreut të shumicës parlamentare dhe atij të opozitës, duket se pak vend u është lënë lëvizjeve të brendshme politike.
Të premten ishte Viktoria Nuland, një zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, e cila mori telefonin për të biseduar me Bashën dhe për t’i kërkuar miratimin me shpejtësi të reformës në drejtësi.
Për këtë, Nuland i kërkoi Bashës ta përdorë takimin e fillimjavës me Ramën për “miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi”.
Pas kësaj, hapësirat për Bashën u zvogëluan dhe një ndërhyrje e përfaqësueses së Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federika Mogerini, ishte më tepër për të plotësuar kuadrin e një reforme me vulën SHBA-BE.
Ndonëse shumë detaje ende mungojnë, pritet që të hënën pasdite, Rama dhe Basha të shtrëngojnë duart dhe të plotësojnë kuadrin e takimeve mes liderëve politikë në arkivat e fotoreporterëve.
Për rezultatin duhet pritur fundi i një takimi jo të lehtë, të paktën për t’u organizuar. “Top Channel” raportoi të dielën në mesditë, referuar burimeve nga Kryeministria, se janë ende në pritje të koordinimit me kabinetin e kryetarit Basha sa i përket detajeve të fundit përpara takimit.
Këto detaje, shtojnë të njëjtat burime, përfshijnë edhe formatin e takimit, numrin e personave që do të shoqërojnë Ramën dhe Bashën dhe nivelin e përfaqësimit të tyre.
Ndërkohë, nga Partia Demokratike nuk ka asnjë koment, ashtu si ditën e parë kur u fol për takimin e pritshëm Rama-Basha.
Një ndër vendet e propozuar për takimin mbetet Pallati i Kongreseve, ndërsa në një raportim të tijin “Zëri i Amerikës” përfshiu edhe Pallatin e Brigadave si vend të mundshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj